12.05.2025 - AKTIVITET TRAJNUES: “Veprat penale në fushën e tatimeve dhe evazionit fiskal”

Shkolla e Magjistraturës, më datë 12 maj 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Veprat penale në fushën e tatimeve dhe evazionit fiskal. Pastrimi i parave, detyrimet ndërkombëtare në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Koncepti i rikuperimit të produkteve të veprës penale.. Pastrimi i parave, detyrimet ndërkombëtare në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Koncepti i rikuperimit të produkteve të veprës penale”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Ndini Tavani dhe Esmeralda Keshi (Cami)

Lehtësues: Florian Boriçi

Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të kenë mundësinë të: rishikojnë dhe rifreskojnë njohuritë e tyre në lidhje me bazën ligjore që lidhen me veprat penale në fushën e tatimeve dhe taksave (evazioni fiskal), Pastrimin e parave dhe produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Rekuprimin e aseteve kriminale. Sekuestrimin dhe konsfiskimin e tyre. 

Azhurnohen me jurisprudencën dhe praktikat gjyqësore aktuale që lidhen me çështjet e evazionit fiskale, veprave penale në fushën e tatimeve dhe taksave, cështjet që lidhen me pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Problematikat që lidhen me sekuestrimin, mënyrën e ruajtjes dhe konfiskimin e produkteve të veprave penale. 

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve. 

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:

  • Pastrimi i parave, detyrimet ndërkombëtare në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;
  • Veprat penale në fushën e tatimeve dhe evazionit fiskal. Fshehja e të ardhurave, problematikat e hasura në praktikën gjyqësore;
  • Skemat e fshehjeve të të ardhurave.Vepra penale e mospagimit të taksave dhe tatimeve, problematikat në interpretimin dhe zbatimin e saj në praktikë.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë.